Aksidenti në Grabanicë të Klinës, ndërron jetë fëmija që kishte pësuar lëndime të rënda

Policia e Kosovës bën të ditur se ka ndërruar jetë fëmija që kishte pësuar lëndime në aksidentin e 24 shkurtit në Grabanicë të Klinës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në aksidentin e 24 shkurtit në fshatin Grabanicë të Klinës ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman.

LSDM: Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin, mohuesin e popullit maqedonas?Gjendet një grua pa shenja jete në PodujevëSherr mes të rinjve në Gjirokastër, njëri prej tyre plagoset me thikë“Duhet të jem i zgjuar”, Lukaku qesh dhe vendos gishtin në gojë kur e pyesin për të ard…Arrestohet një 72-vjeçar në Ferizaj, i dënuar për veprën penale “Uzurpim i paligj…

“Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Më datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se fëmija nuk ka mundur t’i përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.