Kaplohet nga zjarri shtylla elektrike në Hajvali, KEDS merr masa (VIDEO)

Një shtyllë elektrike në Hajvali të Prishtinës është përfshirë nga flakët në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Banorët e këtij fshati, si lexues të klankosova.tv e adresuan këtë problem tek ne dhe me të kontaktuar me zyrtarët e KEDS-it, ekipet e tyre kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e janë marrë me sanimin e problemit.