Kastrati: Kujdes gjatë qarkullimit me vetura, bora vështirëson kalimin

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se bashkë me Drejtorin për Shërbime Publike, Ramadan Basha, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.

Ai tha se janë duke hapur rrugët në shumë fshatra, transmeton Klan Kosova.

“Rruga për në Feriqevë tashmë është e hapur, ndërkaq që po vazhdojmë rrugën për në Tugjec dhe fshatrat e tjera”.

“Lus qytetarët të na raportojnë aty ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm dhe të kenë kujdes në vozitje”, ka shkruar Basha.