U bë prezantimi i projektit ideor Qendra rezidenciale për të moshuar -Fshati Turistik- Deçan

Në sallën e Asambesë Komunale u bë prezantimi i projektit ideor Qendra rezidenciale për të moshuar -Fshati Turistik- Deçan

Kompania Wyna Bau Service AG,më seli në Zvicer sot ka prezantuar projektin ideor se si do të duket një Qendër Rezidenciale për të moshuar apo të quajtuar ,, Fshati Turistik në Deçan’’.

Më kët rastë i pranishëm ishte i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , kryetari i komunës së Junikut z.Agron Kuçi , Zv.Ministrja e Zhvillimit Rajonal znj.Mgbule Shkodra ,znj.Nexhmije Selimi Drejtoresh e Regjistrimit te Bizneseve të Kosovës , përfaqësuesi i komunës Reinach z.Beat Supiger , përfaqësuesi i Wyna Bauservice AG z. Shkelzen Mulaj, arkitekt, ndërtimtar , zyrtar dhe qytetarë të interesuar për të parë nga afër këtë prezantim

Të pranishmit e këtij takimi i përshëndeti i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ku nder të tjera tha se komuna e Deçanit, është duke ber përpjekje të vazhdueshme që të rritë Zhvillimin Ekonomik, natyrisht duke krijuar kushte në infrastrukturë rrugore , elektrifikim , pastrim të ambientit , siguri të plotë e pa dyshim se rritë edhe interesimin e investitorëve për një Zhvillim të qëndrueshëm në komunën tonë sikurse në rastin konkret .

Për një projekt ideor dhe nismë të mbarë i ka përgëzuar dhe Zv.Ministrja e Zhvillimit Rajonal znj.Mgbule Shkodra.
Ky projket ka për qëllim qe te ofroj shërbime për jete te asistuar dhe jetë te pavarur për pensionerё nga vendet e Evropës Perëndimore, me fokus Zvicrёn dhe Gjermaninё. Si dhe për pensioner nga Republika e Kosovës, të cilët kanë nevojë për jetë tё asistuar. Plani primar ёshtë ndërtimi i një fshati shumë-funksional, me shërbime rehabilitimi, mjekimi, rekreacioni, sporti dhe turizmi për rreth 15 deri 25 mijë banor te fshatit.

Vlera e investimit kalon shumën:100,000,000.00€ (Njëqindë milion Euro) dhe gjatë fazës së ndërtimit do të punësoj mbi 500 dhe me aktivizimin e tij do te kemi mbi 2,000 punëtor direkt të punësuar dhe mbi 10,000 punëtorë indirekt të punësuar sepse do te aktivizoj edhe shumë degë të ekonomisë si: Turizmin dhe Bujqësinë. Nga investitorët u bë e ditur se ky projekt nëse do të ketë fatin që të implementohet në komunën e Deçanit, është parapa që të përfundohet në tersi brenda 10-të viteve.