Katër kosovarë tentojnë t’i ikin karantinës duke kaluar ilegalisht kufirin

Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Hodonovc të Kamenicës duke kaluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ilegalisht.

Policia ka njoftuar se një femër dhe tre meshkuj janë arrestuar nën dyshimin se në këmbë ata kanë kaluar që ilegalisht të kalojnë kufirin dhe t’i shmangen karantinës dy javore, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë.