Katër të vdekur dhe 1 mijë e 697 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 1 mijë e 697 raste të reja me këtë virus.

Numri i testimeve ka qenë 5 mijë e 280.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë shëruar 935 persona nga COVID-19.