Kelmendi, Hotit: S’mund t’i mbyllësh xhamitë se shkarkohesh si ai tjetri para teje

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka thënë Kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit, se nuk mund t’i mbyllë xhamitë sepse shkarkohet.

Sipas Kelmendit, dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë Covid-19 nuk po i kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e këtij virusi.

Postimi i plotë:

Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!

Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.

Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.

Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!

Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.

Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.

Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.

Gëzim Kelmendi