Kelmendi: LDK-ja të ketë kujdes, VV-ja është komuniste

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Kelmendi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani” se LDK’ja mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, një parti me të cilën ai vetë ka pasur vazhdimisht përplasje.

Sipas Kelmendit, LDK’ja do të mund të lidhte koalicion me patinë e Albin Kurtit “për shkak të interesit”.

Por, ai ka paralajmëruar partinë e tij se një koalicion me VV’në do të mund t’i bënte dëm LDK’së dhe një qeverie që do të mund ta formonin këto dy parti.

“VV’ja ka qëndrime më socialiste, më komuniste, nuk janë të akceptueshme nga bota perëndimore”, është shprehur ai.