Këngëtarja shqiptare, fituese në Rusi (foto/video)

Këngëtarja e njohur shqiptare Inis Neziri, ka shënuar një sukses të madh ndërkombëtar.

Ajo u shpall fituese e garës “New Wave Festival 2019” që u mbajt në Rusi, transmeton Fokusi.info.

Neziri i bëri për veti të gjithë me zërin e saj dhe i mposhti të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit me plot 281 pikë.

Këngëtarja këndoi këngën “E theve”, duke dëshmuar edhe njëherë se është e zonja në interpretimin live.

Kujtojmë se përveç vendit të parë te “Gjeniu i vogël” dhe së fundmi “New Wave”, Inis ka fituar gjithashtu çmimin e parë në festivalin “Golden Stag” në Rumani.

https://youtu.be/qrzaTU4Aoqk