UEFA hap rast për sjelljet raciste të tifozëve bullgarë ndaj Kosovës

Federata Evropiane e Futbollit ka hapur një rast ndaj Bullgarisë.

Kjo ka të bëjë me sjelljet raciste të tifozëve bullgarë në ndeshjen me Kosovën në Sofje, ku “dardanët” fituan si mysafirë me rezultat 2 me 3.

Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.

Shpesh tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes të cilën Kosova e fitoi në sekondat e fundit, 2 me 3.

Rasti do të trajtohet më 18 korrik.