Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari del të jetë i rremë

Alarmi për kërcënimin me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se nga hetimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Kosovës, kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë.

Gara ka bërë të ditur se ANP “Adem Jashari” është i hapur për fluturime, si dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, tha Gara.

Kërcënime të tilla në ANP-në “Adem Jashari”, ka pasur edhe në më parë, por që të gjitha kanë rezultuar të rreme./Fokusi.info/