Kërcënohet kryetari i KQZ-së në Shqipëri, garda e policia e marrin në mbrojtje

Kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga policia dhe garda pasi ka marrë sms kërcënuese, bën të ditur vizionplus.

Këtë të premte në KQZ kanë shkuar drejtuesit e lartë të Gardës e Policisë të cilët kanë marrë dëshminë e deklaratat e tij.

Informacionet bëjnë me dije se kërcënimet kanë qenë në adresë të tij dhe të familjes. Për shkak të këtyre kërcënimeve serioze Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i madh efektivësh të Gardës.