Kërkohet t’u ndalohet hyrja kriminelëve serbë nën petkun e “pelegrinëve” (DOKUMENT)

Zyra e Krimeve të Luftës Gjakova 98-99 i ka parashtruar kërkesë kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacollit, ku kërkohet t’u ndalohet hyrja kriminelëve serbë nën petkun e “pelegrinëve”.

Qytetarët e Gjakovës sërish me 6 Janar 2020 (e hënë), do të kundërshtojnë ardhjen e paralajmëruar të kriminelëve serbë nën petkun e pelegrinëve, në qytetin e Gjakovës, transmeton Klan Kosova.

“Ardhja e kriminelëve nën petkun e “pelegrinëve” serb po sjell shumë pa kënaqësi dhe dhunë. Dhuna përsëri do të peshojë mbi shqiptaret e viktimizuar”.

Kriminelët nën petkun e pelegrinëve në Kosovë tentojnë të vijnë në Komunën e Gjakovës, pikërisht ata që edhe ishin pjesëmarrës në krime ndaj shqiptarëve. Njerëzit në këtë qytet i njohin shumë mirë cilët janë ata”.

Më poshtë mund ta lexoni kërkesën e plotë të parashtruar nga Zyra e Krimeve të Luftës Gjakova 98-99.