Konfirmimi nga sateliti: Tërmeti e zhvendosi Durrësin 10 cm

Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit! Tërmeti me magintutës 6.3 ballë që ka tronditur ditën e djeshme Shqipërinë, ka sjellë një zhvendosje masive të bregdetit shqiptar.

Këtë e tregojnë imazhet radar të regjistruara nga satelitët Sentinel-1, i programit europian “Copernicus” i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe i analizuar nga sizmologët e Institutit Italian të Gjeogizikës dhe Vullkanologjisë.

Radari ka kryer matjet e deformimit të territorit. E njëjta gjë ndodhi në tërmetet e vitit 2009 në Aquilla të Italisë.

Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA, duke përdorur një kopje të imazheve të marra na sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendosjes së tokës. ©LAPSI.al