Këshilltari i Presidentit: Në ‘festivalin’ e VV’së asnjë flamur i Kosovës, horrat qenkan rikthyer në patriotizmin e rremë

Këshilltari politik i Thaçit, Adil Behramaj, ka goditur ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që në manifestimin e saj nuk po shihet asnjë flamur shtetëror, por vetëm flamuj kombëtar dhe të shteteve të huaja.

Behramaj ka thënë se pas aventurës më Serbinë dhe izolimit me Shqipërinë, horrat e Lëvizjes Vetëvendosje sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar.

Shkrimi i plotë:

Pas aventurës me Serbinë dhe izolimit me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje paska provuar të rikthehet në identitet. Në “festivalin” e tyre nuk po shihet asnjë flamur shtetëror. Horrat sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar!