Zyrtare: Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Virgil van Dijk e ka fituar çmimin e parë individual.

Mbrojtësi i Liverpool është shpallur mbrojtësi më i mirë i Ligës së Kampionëve në ceremoninë e UEFA-së që është duke u mbajtur aktualisht.

Ylli i ‘Të Kuqëve’ ruajti rekordin brilant duke shkuar në 64 ndeshja pa u dribuluar dhe ndihmoi klubin e tij të triumfonte në Ligën e Kampionëve.