Krasniqi: Është pafytyrësi t’i kërkosh LDK-së që ta votojë Vjosa Osmanin, ajo ua përgjysmoi votat

Një nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim Krasniqi ka thënë që është pafytyrësi që t’i kërkohet kësaj partie që ta votojë një person që ka dal nga partia.

Sipas Krasniqit, kërkesa që të votohet Vjosa Osmani për presidente është naivitet dhe pafytyrësi.

“T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK”, jka shkruar ai në një postim në “Facebook”.