Këta janë 12 finalistët e “Festivalit të Këngës” në RTSH, fituesi na përfaqëson në Eurovizion

Janë zbuluar emrat e këngëtarëve që kaluan në finalen e Festivalit të Këngës.

Mbrëmë (e premte) u mbajt nata e dytë e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në natën e parë, edhe në atë të dytën kënduan 10 garues, kurse nuk munguan mysafirët e befasitë.

Pas përfundimit të natës së dytë, janë publikuar emrat e artistëve që kaluan në finale dhe janë:

-Arilena Ara “Shaj”,

-Elvana Gjats “Me tana”,

-Bojken Lako “Malaseen”,

-Sara Bajraktari “Ajër”,

-Kamela Islamaj “Më ngjyros”,

-Era Rusi “Eja merre”,

-Valon Shehu “Kutia e Pandorës”,

-Tiri Gjoci “Me gotën bosh”,

-Robert Berisha “Ajo nuk është unë”,

-Olta Boka “Botë për dy”,

-Albërie Hadërgjonaj “Ku ta gjej dikë ta dua”,

-Gena “Shqiponja e lirë”.

Kujtojmë se nata finale e “Festivalit të Këngës” mbahet nesër (22 dhjetor).