Lladrovci thotë se dorëheqja e Sejdi Hoxhës nuk i bën mirë degës, as elektoratit dhe as garës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryetarit të deritashëm të PDK-së në këtë komunë, Sejdi Hoxha.

Lladrovci ka shkruar në “Facebook” se dorëheqja e tij nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.

“Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Për shkak të interesimit të shumë mediave, pyetjeve të parashtruara rreth dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, z. Sejdi Hoxha, deklaroj si vijon:

Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.

Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale.

Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij.

Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në.

Me nderime,

Ramiz Lladrovci