Këta janë 29 kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale, transmeton Fokusi.info.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

“Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit. Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra. Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PDK-së dërguar medieve.

PRISHTINE – URAN ISMAILI MITROVICE – BEDRI HAMZA PRIZREN – SHAQIR TOTAJ FERIZAJ – AGIM ALIU GJILAN – LEONORA MORINA BUNJAKU PEJE – ASTRIT ADEMAJ GJAKOVE – ARBENESHA KUQI SKENDERAJ – SAMI LUSHTAKU DRENAS – RAMIZ LLADROVCI PODUJEVE – FLORETE ZEJNULLAHU VUSHTRRI – FERIT IDRIZI KLINE – SOKOL BASHOTA SHTIME – NAIM ISMAILI KAÇANIK – BESIM ILAZI DRAGASH – SHABAN SHABANI RAHOVEC – BEJTULLA DELIU MALISHEVE – ISNI KILAJ KAMENICE – MUHAMED KALLABA VITI – BEKIM AZIZI SUHAREKE – MURTEZ ZEKOLLI LIPJAN – HYZER RIZANI FUSHE KOSOVE – RRAHIM TERNAVA OBILIQ – HANEFI MUSLIU ISTOG – ALI NIMANAJ HANI I ELEZIT – MEHMET BALLAZHI JUNIK – FATOS SHALA NOVOBERDE – SELATIN NUHIU LEPOSAVIQ – SHAQIR HETEMI