Kurti tregon lehtësimet e reja: Nga e hëna hapen këto biznese

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për lehtësimet e masave në kohë pandemie, shkruan Fokusi.info.

Kurti tha se nga e hëna do të hapen kafiteritë (merre me vete), flokëtarët, tregu i gjerbërt, trafiku urban dhe ndërurban (me leje të veçanta), si dhe dyqanet me pakicë.

Ndërsa orari i lëvizjes do të ndryshojë, ku qytetarëve do t’u lejohet të dalin dy herë nga dy orë në ditë, dhe kjo do të bëhet në bazë të numrave të parafundit të letërnjoftimit.

Kurti bëri thirrje për kujdes që të ruhemi nga përhapja e pandemisë.