Këta janë anëtarët e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Prishtina Parking”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka zgjedhur anëtarët e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës për medie thuhet se komisioni vlerësues në bashkëpunim me Qeverinë Britaneze kanë intervistuar dhe përzgjedhur anëtarët e bordit të drejtorëve për ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

“Anëtarë të Bordit të drejtorëve janë zgjedhur Vjollca Duriqi Hajdari, Muhamet Krasniqi, Mahir Blaku dhe Naser Krasniqi, ndërsa mandati i tyre është tre (3)vjet bazuar në dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Prishtinës.