Këta janë kandidatët e VV-së që fituan më së shumti vota në Istog

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që në këto zgjedhje në komunën e Istogut të marrë 7531 vota gjithsej, apo shprehur në përqindje rreth 43.81%.

Në një listë të siguruar nga mediumi lokal IstoguChannel, Vjosa Osmani është më e votuara me 5658 vota, pasuar Valdet Januzaj me 3310 vota, pastaj Glauk Konjufca me 2893 vota.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë 1242 vota, ndërkaq Vasfije Krasniqi 1118 vota. Albulena Haxhiu mori vetëm 708 vota.