Këta janë kandidatët të cilët kanë kaluar kontrollin mjekësor për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka publikuar rezultatet e kandidatëve të cilët i janë nënshkruar kontrollimit mjekësor, e të cilët kandidojnë për zyrtarë policorë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se rezultatet janë të kontrollimit mjekësor të mbajtur nga data 03.10.2019 deri më datë 15.10.2019 në Klinikën Kirurgjike “Aloka” në Prishtinë për Zyrtarë Policorë, sipas konkursit të datës 16.04.2018 deri me 10.05.2018.

Këtij kontrollit mjekësor i janë nënshtruar gjithsej 73 kandidatë.