I shqiptoi kundërvajtje në depon e produkteve ushqimore, pronari kanos inspektorin

Një Inspektor Sanitar i Komunës së Gjakovës është kanosur nga një person i dyshuar, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur 27 dhjetorin e vitit të kaluar, derisa inspektori kishte qenë në depon e produkteve ushqimore, pronë e të dyshuarit.

Dyshohet se deri te kanosja kishte ardhur për shkak të parregullsisë derisa i ka shqiptuar një kundërvajtje.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në lidhje me këtë rast është informuar edhe prokurori.