Këto janë ekipet e kualifikuara në Euro 2020 deri tash

Anglia dhe Çekia siguruan mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 duke e lënë jashtë Kosovën e cila do tentojë një shans tjetër.

Nëntë kombëtare deri tash e kanë siguruar vendin e tyre në Evropian, përderisa në tri grupe është mbyllur qysh tash dilema e dy ekipeve që kalojnë.

Anglia, Çekia, Ukraina, Polonia, Franca, Turqia, Belgjika, Rusia dhe Italia veqse janë të kualifikuara dhe ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojnë pa kurrfarë presioni.

Konkretisht në grupin A, ku Anglia dhe Çekia përparojnë, në grupin H ku Franca dhe Turqia presin biletën e Euro2020 duke lënë jashtë Islandën dhe Shqipërinë dhe në grupin I, ku ende ka dy xhiro për tu luajtur megjithatë dihet se kush do kalojë grupin. Është Belgjika së bashku me Rusinë.