Këto janë objektet banesore që sivjet do mbesin pa ngrohje nga Termokosi

“Banesat e bardha” të cilat gjenden në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet edhe këtë vit nuk do të ngrohen nga Termokosi.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka thënë se pa ngrohje nga koogjenerimi do të mbesin edhe disa nga banesat kolektive në lagjet Qafa e Qendra.

Por, sipas Ukës, në ngrohtore këtë vit do të kyçen gjashtë ndërtesa në lagjen “Mati 1”, pesë në lagjen “Ulpiana”, objekti i Teatrit Kombëtar, objekti i Filarmonisë dhe çerdhja “Xixëllonjat”.

Uka njofton se projekti i zgjerimit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme ku do të kyçen në ngrohtore edhe lagje tjera të Prishtinës, të cilat do të bëhen të ditura me kohë.