Këto janë temat që do të diskutohen mes Palmerit dhe Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë përmes video-lidhjes me të dërguarin special të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Siç u njoftua nga zyra e Presidentit të Serbisë, biseda do të fillojë në orën 2 pasdite.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, vuri në dukje kohët e fundit se temat do të ishin marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe se dialogu do të duhet të fillojë nga të dy palët.