KFOR-i deklarohet për kidnapimin e policëve, thonë se janë në kontakt me autoritet serbe

KFOR-i është deklaruar në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia gjatë ditës së sotme në pikën e tyre statike në fshatin Bare në Mitrovicë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen që ka ndodhur sot dhe se janë në komunikim me autoritetet serbe për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur.”, thuhet në përgjigje.