Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete?

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.

Publicistja Kimete Berisha pritet t’i bashkëngjitet listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton ‘Jepi Zë’ nga burimet e veta.

Kimete Berisha edhe më herët në shumë nga shkrimet e saj kishte mbrojtur kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo kishte bërë të ditur se me Kurtin njihen shumë gjatë, që nga koha e protestave studentore të cilave u printe Albin Kurti.