Kishte kafshuar 9 persona, vritet dhelpra e Capitol Hill

Dhelpra që kishte kafshuar të paktën 9 persona, përfshirë dhe një anëtar të Kongresit Amerikan dhe një gazetar politike, në Capitol Hill, u kap nga autoritetet shëndetësore të Uashington DC të cilët tashmë duhet të gjejnë zgjidhje për këlyshët e saj.

Historia e dhelprës që jetonte rreth Capitol Hill u bë virale ditët e fundit në rrjetet sociale, aq sa në Twitter u hap një adresë me emrin e dhelprës së Capitol Hill, dedikuar kafshës; si dhe nisi shitja e bluzave me shkrimin: I mbijetova dhelprës së kongresit 2022.

Mes personave të kafshuar nga dhelpra dhe kongresmeni demokrat i Kalifornisë Ami Bera i cili u kafshua në këmbë, dhe një gazetar politike në kavilje.

Pas eutanazisë dhelpra rezultoi pozitive ndaj sëmundjes së tërbimit. New York Times raportoi se autoritetet shëndetësore i bëjnë apel personave të kafshuar nga dheplra që të shkojnë për një kontroll të detajuar në spital.

Këlyshët e dhelprës janë gjetur në zonë ndëra autoritetet nuk kanë vendosur ende se cfarë të bëjnë me ata.

/abcnews.al