Qytetarët e Mitrovicës fajësojnë KFOR-in për ndarjen e qytetit

Para 22 vjetësh trupat franceze hyn në Mitrovicë. Ata u ndalën në një vend që ende mbetet simbol i ndarjes së qytetit.

Ura e Ibrit vazhdon të mos e lidh bregun veriore me atë jugor të Mitrovicës.

Qytetarët për këtë i fajësojnë francezët, njofton Klan Kosova.

Që nga ajo kohë autoritetet në Prishtinë nuk arritën asnjëherë të shtrijnë autoritetit e plotë në veri të Kosovës.