Edhe dy të ftuar nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar edhe dy ftesa, shkruan Fokusi.info.

I radhës është luftëtari i UÇK-së Afrim Basha i cili ka pranuar ftesë nga prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati.

“Sot morra lajmin që luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK-së”, ka njoftuar Gucati.

Ndërsa I ftuari tjetër është Faik Zogaj.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Faik Zogaj i cili është ftuat sot në mëngjes!”, ka shkruar Gucati në Facebook, përcjell Fokusi.info.