Kjo është gjendja e djalit 11 vjeçar të lënduar në Zhur të Prizrenit

Nata e mbëmshme në fshatin Zhur të Prizrenit tronditi tërë vendin me shpërthimin që la pa shenja jete një polic, dhe dy të tjerë të lënduar rëndë, njëri nga ta sipas raportimeve është verbuar. Gjithashtu, edhe djali i personit që shkaktoi shpërthimin ka mbetur i lënduar.

Metro mëson se fëmija i lënduar, që është djali i Iran Badallit, personit që aktivizoi bombën në shtëpinë e tij, ka pësuar lëndime të rënda në sy, dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Kujtojmë, që një grua nga Zhuri ka lajmëruar policinë për dhunë familjare nga burri i saj (Iran Badalli), i cili gjithashtu siç mësohet ka mbajtur në shtëpi armë pa leje, dhe drogë.

Pas ndërhyrjes së policisë Badalli kishte vendosur një bombë në një dhomë të shtëpisë, e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka lënë pa shenja jete policin Sami Thaçin, dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, ku siç mëson Metro njëri nga ta ka humbur shikimin nga ky shpërthim