Të lidhur me Adelina Ismajlin! Vrasja me 11 plumba e policit Triumf Riza, 30 vite burg Enver Sekiraqës

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 30 vite burg biznesmenin Enver Sekiraqën, pasi akuzohet për vrasjen e Triumf Rizës.

Sekiraqa dhe polici Triumf Riza, kanë qenë në lidhje dashurie me këngëtaren Adelina Isaajli, në përiudha të ndryshme kohore. Arsyeja e kësaj përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht Adelina.

Ngjarja ndodhi në 30 gusht të vitit 2007, ku Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i Sekiraqës. Sekiraqa iu dorëzua autoriteteve të EULEX-it në vitin 2012. 4 vjet pas dorëzimit të tij, Gjykata e Prishtinës i dha 37 vite burg Sekiraqës, por Gjykata e Apelit cilësoi se duhej të rishihej edhe njëherë dënimi i tij.

Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.