Kjo është kategoria e re që mund të aplikojë për vaksinim në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.

Sipas njoftimit të ministrisë, në të njëjtën kohë, termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:

· Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);

· Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;

· Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

· Zyrtarët publikë;

· Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;

· Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;

· Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;

· Zyrtarët doganorë;

· Gazetarët;

· Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Ministria u bën thirrje qytetarët e këtyre kategorive, që pasi ta marrin mesazhin për vaksinim, kur të paraqiten në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tyre, të ketë me vete dëshmi për kategorinë që i përket.

“Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.