Kjo është kërkesa e prindërve të Liridona Ademajt për zhvarrosjen e trupit të saj (DOKUMENT)

Hajdar dhe Zade Ademaj, kanë bërë kërkesë për zhvarrosjen e trupit të vajzës së saj Liridona Ademaj, e cila u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll afër Prishtinës.

Në kërkesën e drejtuar prokurores Besa Limani shkruan:

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruan në kërkesën që Klan Kosova e ka siguruar.

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, ish-bashkëshortit të Liridona Murselit, dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë.

Pas pak pritet të merren vendimi për caktimin e masës së paraburgimit.