Kjo është letra e plotë e Thaçit drejtuar Kurtit

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shfuqizojë ose pezullojë vendimin e Qeverisë.

Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ku përveçse e njofton që e ka dërguar vendimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, i kërkon atij ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose të paktën ta pezullojë implementimin e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë letër, Thaçi ia përmend Kurtit edhe refuzimin pa asnjë argument të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, të cilën e kishte propozuar ditë më parë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.

Kjo është letra e plotë e Thaçit drejtuar Kurtit në këtë mëngjes./Lajmi.net/