Kjo është ora dhe data kur zhvillohet Tirana-Crvena Zvezda

Edhe pse ishte përcaktuar që ndeshja të zhvillohet në ora 15:00 më parë, ndeshja e kampionit të Shqipërisë dhe kampionit të Serbisë, Tirana – Crvena Zvezda është paraparë të mbahet

Tirana bëri një superndeshje sot duke e eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve skuadrën e Dinamo Tbilisit të Gjeorgjisë.

Kjo do të thotë se Tirana do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me kampionin e Serbisë, Crvena Zvezdas.

Kjo ndeshje ishte paraparë fillimisht të luhet më datën 25 gusht në orën 15:00 por tanimë dihet se ajo nuk do të mbahet në këtë orë.

Sipas informatave të fundit thuhet se ndeshja do të luhet të martën më 25 gusht në ora 20:00 në stadimin Air Albania në Tiranë.

Ky është stadiumi i ri i Kombëtares se Shqipërisë që ka një kapacitet prej 22.500 ulësesh.

Megjithatë, ndeshja do të zhvillohet pa shikues për shkak të pandemisë COVID-19.

Shqipëria e ndërtoi stadiumin për 85 milionë euro dhe është një ndër stadiumet më të mëdha në Ballkan, sigurisht më i madhi në Shqipëri. /GazetaExpress/