Kjo është përbërja e Qeverisë së re të Serbisë

Është formuar Qeveria e re e Serbisë, në krye me Ana Bërnabiqin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur se 55 për qind e e kësaj përbërje janë gra.

“Unë llogaris në mençurinë dhe përkushtimin tonë, nga ajo që propozon SNS-ja, 55 për qind e kuotës sonë janë femra, ndaj besoj në urtësinë dhe qetësinë e tyre”, tha Vuçiq, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

Më tutje, Vuçiq tregoi përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë:

Mandati – Kryeministrja Ana Brnabiq

Ministria e Punëve të Brendshme – Bratisllav Gashiq

Ministria e Punëve të Jashtme – Ivica Daçiq (nënkryetar dhe zëvendës)

Ministria e Mbrojtjes – Millosh Vuçeviq (nënkryetar)

Ministria e Financave – Sinisha Mali (Zëvendës President)

Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – Tomislav Momiroviq

Ministria e Ekonomisë – Rade Bast

Ministria e Bujqësisë – Jelena Tanaskoviq

Ministria e Ekologjisë – Irena Vujoviq

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës – Goran Vesiq

Ministria e Drejtësisë – Maja Popoviq

Ministria e Minierave dhe Energjetikës – Dubravka Negre

Ministria për Integrime Evropiane – Tanja Miščević

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale – Aleksandar Martinoviq

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social – Tomislav Zhigmanov

Ministria e Arsimit – Branko Ruzhiq

Ministria e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit – Jelena Begoviq

Ministria e Shëndetësisë – Danica Grujiçiq

Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale – Nikola Selakoviq

Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë – Darija Kisiq

Ministria e Turizmit dhe Rinisë – Husein Memiq

Ministria e Sportit – Zoran Gajiq

Ministria e Kulturës – Maja Gojkoviq

Ministria për përkujdesjen e fshatit – Milan Kërkobabiq