Merr flakë njëri krah i aeroplanit, dalin pamjet (video)

Motori i një aeroplani të pasagjerëve “Boeing 737” që fluturonte nga linjat ajrore të Moskës në Makhachkala është kapluar nga një zjarr në pistë të mërkurën pak para nisjes në aeroportin ‘Vnukovo’.

Zyrtarët e linjës kërkuan të mos bëhet panik.

Pasagjerët vunë re një shpërthim flakash jashtë avionit dhe pa pritur autorizimin e komandantit hapën derën e sigurisë duke u hedhur në krahun tjetër të avionit.

Ata thuhet se dolën nga aeroplani në krahun e djathtë, por u kthyen me kërkesën e ekuipazhit. Një pasagjer ka kapur pamjet e flakëve.