Haradinaj kritikon Kurtin: Buxheti të mos keqpërdoret për qëllime populiste elektorale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetët dhe kryetarët e komunave të kësaj partie me të cilët ka diskutuar dinamikat buxhetore në nivel qendror.

Në këtë mbledhje, ish-kryeministri kritikoi Albin Kurtin për mënyrën e qeverisjes. Thotë se kjo qeveri nuk sjellë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale”, theksoi ai.

Postimi i tij i plotë: