Sot pritet të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00 dhe me 300 të ftuar

Oda e Hotelerisë ka njoftuar të hënën se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate.

Deri në këtë orë do të lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.

Ky vendim, sipas kësaj ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë (sot).

Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në organizime që do të mbahen në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.