Nasim Haradinaj e përkrah ndryshimin e kufijve

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e përkrah ndryshimin e kufijve.

Këtë e ka thënë ai për Gazetën inFokus, duke shpjeguar se kur kishin bërë betimin për luftë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin betuar ta çlironin vetëm Kosovën.

“Çdo lëvizje të kufijve për të mirën tonë unë e përkrahi, ne organizata e veteranëve e përkrahim, sepse ne jemi betu për të mirën e gjithë shqiptarëve, ne kemi një betim, nuk e kemi betimin territorial vetëm për Kosovën, por e kemi për kufijtë komplet shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

Ai i është përgjigjur edhe komenteve të përfaqësuesve të Serbisë se lëvizja e kufijve nënkupton luftë të re.

Edhe pse sipas tij Kosova nuk ka nevojë të bëj luftë, ai tha se janë të gatshëm të bëjnë luftë mbrojtëse nëse është nevoja.

“Luftë shqiptarët nuk kanë nevojë me ba, por luftë mbrojtëse nëse është nevoja bëjmë, pse jo, kemi bo. Nëse na imponohet lufta, na duhet me bo dhe ata që kërcënojnë me luftë janë ata që dojnë me i pas tokat e okupuara, por unë mendoj se ky mentalitet në Ballkan duhet me u zhduk përgjithmonë”, është shprehur Haradinaj.