Klinaku e quan ministër mashtrues Hekuran Muratin

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së e ka quajtur ministër mashtrues Hekuran Muratin e Financave.

“Ministri i Financave është mashtrues. Po e mashtron publikun se po e lexon veç një nen” , tha ai në Debat Plus për Ligjin për pensione të veteranëve.

Qeveria ka pasur për obligim ta kryej kategorizimin, dhe vetëm pasi kryhet, mund të hyjë në fuqi ligji tjetër që e heq pastaj nenin 18 ku parashihet rritja e pensionit me pagë minimale. Deri atëherë vlen ligji bazik, pra pensionet rriten krahas pagës minimale, tha Klinaku./Fokusi.info/