Klinaku: Gjykata Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza

Pas akuzave nga ana e Gjykatës Speciale se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po tenton ta zhbëjë atë, ka ardhur reagimi nga OVL e UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku ka shkruar se kjo gjykatë e ka zhbërë veten e saj.

“Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot Prokuroria Speciale ka drejtuar akuza ndaj presidentit Thaçi se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Ndryshe, po bëhet 1 muaj që kur janë arrestuar dy krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e po mbahen në Hagë.