Fotografohen kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Prespës (Foto)

Parku Kombëtar i Prespës rezulton të jetë një pasuri e vërtetë natyrore.

Bota e gjallë është tejet e pasur me gjitarë të llojeve të ndryshme.

Shoqata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (SHMRMNSH) regjistroi mbi 30 foto të kafshëve të egra nëpërmjet kamerave ‘’kurth’’ të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës.

Macja e Egër, Ariu i Murrmë, Derri i Egër, Kunadhe, Dhelpra e Kuqe, Ujku janë disa prej gjitarëve më të njohur në habitatin e Parkut të Prespës, transmeton Fokusi.info.

Kjo nismë mbështetet nga ‘’PONT’’ dhe ‘’Aage V.Jensen Charity Foundation’’ në kuadër të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave natyrore dhe të botës së gjallë së Parkut Kombëtar të Prespës.

Njoftimi i SHMRMNSH-së:

Javën e kaluar ekipi i PPNEA përmbushi kontrollin e parë të kamerave kurth të vendosura për këtë sezon monitorimi në Parkun Kombëtar Prespë, ku e gjithë sipërfaqja gjeografike është mbuluar duke u bazuar në shtigjet më të përshtatshme për kalimin e gjitarëve të mëdhenj.

Përshkimi i këtyre shtigjeve për këtë kontroll nga dy grupet e PPNEA në peizazhin mahnitës të Prespës pati rezultatin që pritej. Mbi 30 foto gjitarësh u fotografuan me lloje si ariu i murrmë (Ursus arctos), macja e egër (Felis silvestris), derri i egër (Sus scrofa), kunadhe (Martes foina), dhelpra (Vulpes vulpes), ujku (Canis lupus) etj.

Falenderojmë stafin e parkut të Prespës për ndihmën dhe sugjerimet mbi zonën e studimit si dhe vullnetarët e përfshirë në këtë proçes. Ky studim realizohet në kuadër të projektit “Strengthenin NGO-led Conservation in the Transboundary Prespa Basin” financuar nga PONT dhe Aage V.Jensen Charity Foundation.

 

Ariu i murrmë
Baldosa -Vjedulla

 

Derri i egër
Dhelpra
Kunadhe
Lepuri i egër
Macja e egër
Ujku