Para pak ditësh ishte kthyer nga Spanja, ky është personi që u ekzekutua në Vlorë (i dënuar më parë)

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se viktima është Delon Troqe, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit të sportit.

Viktima kishte 10-15 ditë që ishte kthyer nga Spanja. Top Channel mëson se viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg, edhe në moshën e adoleshencës.

Troqe ka pas një servis skafesh në Vlorë, madje dhe në vendin ku u vra kishte një servis.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një e afërme e viktimës e cila qan dhe bërtet mbi trupin e pajetë.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli, dhe ka rrethuar zonen, si dhe jane shoqeruar disa persona qe mund te kene djeni per ngjarjen, njekohesisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

Top Channel