Klinaku i reagon Konjufcës: S’ka ma turp sesa pushteti me organizu protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklartës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se do të dal në rrugë për ta ndaluar Asociacionin mono-etnik, shkruan Fokusi.info.

Klinaku ka thënë se Asociacioni nuk ndalet me populizëm.

Ai ka thënë se është turp që pushteti të organizojë protesta, kur ka në duar mundësitë për ta penguar formimin e Asociacionit.

Postimi i plotë:

Formimi i asociacionit nuk pengohet me populizma. Nuk keni bërë asgjë për ta penguar atë. E keni çuar Lajçakun në qiell deri më tani, por asnjëherë nuk e keni futur Kosovën Lindore në tavolinë të bisedimeve.

Kur nuk keni qenë e nuk jeni për zgjidhje tjetër, mundesh me qëndru për çdo ditë në rrugë, por zgjidhje nuk ka e status-quo mbetet.

Ku ka më turp se pushteti me organizu protesta, kur i ka pasur e i ka mekanizmat për ta penguar asociacionin me anë të një zgjidhjeje tjetër.