Klinaku: Mashtrimi i sotëm i Kryeministrit Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka reaguar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, por edhe ndaj deklaratës së Kryeminstrit Albin Kurti se shtrenjtimi i rrymës nuk ka shkuar në përqindje të larta, Fokusi.info.

“Kryeministri Kurti sot me vetëdije të plotë, me diagrame e “sqarime” i ka mashtruar qytetarët e vet. Në diagramet që ai i paraqet, përpiqet të na bind se shtrenjtimi i rrymës nuk ka shkuar në përqindje të larta. Por ai këtë e bën përmes manipulimit”, ka deklaruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Mashtrimi i sotëm i Kryeministrit Kurti

Kryeministri Kurti sot me vetëdije të plotë, me diagrame e “sqarime” i ka mashtruar qytetarët e vet. Në diagramet që ai i paraqet, përpiqet të na bind se shtrenjtimi i rrymës nuk ka shkuar në përqindje të larta. Por ai këtë e bën përmes manipulimit.

Në të gjitha variantat e krahasimit të faturave Kurti nuk u tregon qytetarëve se sa do të ishte fatura pa subvencionim e qeverisë e që është çmimi real që e marrin kompanitë e rrymës pas shtrenjtimit të saj.

Ta përcjellim shembullin e Kryeministrit e ta mësojmë të vërtetën e shtrenjtimit:

Nëse një konsumator ka harxhuar 1200kWh dhe ato si në shembullin e kryeministrit 60% me të shtrenjtë (A1) dhe 40% me të lirë (A2) atëherë fatura pa subvencionim do të bëhet 145.75 Euro, ose da ta kemi një shtrenjtim prej 129% në krahasim me muajin paraprak. Ose konsumatori kompanive do t’ua paguaj nga xhepi i vet 89.51 Euro dhe nga “xhepi” i qeverisë së vet 56.07 Euro.

Pra në këtë rast kemi një rritje të çmimit të energjisë jo siç thotë Kurti prej 29%, por rritjen reale prej 129%.

Kjo rritje te shumë konsumatorë shkon edhe mbi 300%!

Këtë e ka “fshehur”, por edhe e ka kalkuluar vet ZRRE-ja.